Kërkimet në Google tregojnë se shumë banorë të Mbretërisë së Bashkuar nuk e kuptojnë termin “Brexit”

Mbase deri më tani e keni marë lajmin se banorët e Mbretërisë së Bashkuar votuan që të dalin nga BE çka i zhyti thellë tregjet botërore dhe çuan në dorëheqje të kryeministrit të vendit. Por ka akoma më shumë! Google Trends thotë se shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar as nuk ia kanë idenë se çdo të thotë “Brexit”.

google_trendsSipas Google Trends, pati një rritje me 250 përqind në kërkimin e fjalisë “çfarë do të ndodhë nëse largohemi nga BE” rreth mesnatës me orën Britanike, kohë në të cilën votimet e referendumit ishin mbyllur dhe me sa duket rreth kohës që monedhat në të gjithë botën po “çmendeshin” dhe Skocia përsëri po kërkonte të mos ishte më pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Madje ka patur edhe kërkime se si mund t merret një pasaportë Irlandeze, duke qenë se Irlanda vazhdon të jetë pjesë e BE-së. Mendojeni si versioni Britanik i “si të zhvendosem në Kanada nëse fiton Trump.” Sa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brexit nuk është e mirë as për komunitetin shkencor të amerikës gjithashtu, duke qenë se vota “për t’u larguar” mund të thotë një humbje talentesh, fondesh, ose bashkëpunimi.

Nuk mund të provohet nëse njerëzit të cilët i kanë bërë këto kërkime dhe kanë votuar në referendum nuk ia kishin idenë se çfarë mund të ndodhte. (Le të shpresojmë. Më pas përsëri, mbështetësit e fushatës “largohu” vazhdojnë të thonë se rezultati nuk është faji i tyre.)

Duke pasur parasysh se pjesëmarja ishte rreth 72%, kashumë gjasa që kërkuesit fanatikë të Gogole të jenë ato 28% të cilët s’i kanë vënë re titujt kryesorë në mbarë botën dhe fushatat masive në të cilat kanë qenë të përfshirë edhe njerëzit e famshëm, ia vlenin vëmendjen e tyre, por që nuk na ngushëllon.

[Google Trends]

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.